Platforma e pronave të paluajtshme Toska BCT ka Termat & Kushtet e saj për të ofruar një shërbim korrekt dhe bazuar mbi një rregullator, që eksperienca juaj në platformën tonë të jetë pozitive dhe e frytshme. Më poshtë ne do t`ju njohim me termat dhe kushtet që çdo individ, shitës apo blerës, i regjistruar në platformën tonë online toskabct.al do duhet t`i zbatojë.
Regjistrimi në platformë
Çdo individ ka të drejtën të jetë pjesë e platformës, e cila kryhet nëpërmjet procesit të regjistrimit në ndërfaqen e Kyçjes. Para se ju të jeni pjesë aktive e platformës Toska BCT ju duhet të verifikoni më parë vlefshmërinë e adresës elektoronike dhe të gjitha të dhënave personale të vendosura në fushat e kërkuara. Nëse të dhënat janë jo të vlefshme ose jo të verifikueshme platforma Toska BCT gëzon të drejtën e plotë për të mos aktivizuar llogarinë tuaj.
Postimi i pronave/ Listimet
Çdo individ që ka një llogari aktive në platformë, ka të drejtë të postojë listime bazuar në atë çfarë platforma mundëson. Çdo listim/pronë e aplikuar për tu listuar do të kalohet nëpërmjet procesit të verifikimit nga ana e platformës. Pronat/ Listime duhet të përmbajnë informacionet e domosdoshme, të paracaktuara nga platforma Toska BCT, që të interesuarit si blerës të kenë mundësi të marrin informacionet e duhura dhe të sakta për çdo pronë/ listim të shfaqur në platformën toskabct.al. Në rastet kur pronat/ listimet tuaja do kenë mangësi në informacion apo që ka nevojë për verifikim informacioni, ato nuk do të publikohen nga platforma dhe publikuesi i tyre do të kontaktohet nga platforma për plotësimin ose verifkimin e tyre.
Kategorizimi i listimeve
Prona/Listimi juaj duhet të vendoset në kategorinë që i përket. Nëse ju zgjidhni kategorinë ndryshe nga çfarë prona/listimi juaj i përket, ju nuk do mund të gjeneroni fushat e duhura për të dhënë informacionet e duhura që janë respektivisht në çdo kategori. Fushat dhe kategoritë e pronave/listimeve ju do i keni të gjeneruara automatikisht nga platforma dhe do Ju duhet të qëndroni brenda këtyre kategorizimeve.
Listimet e duplikuara
Nuk lejohet të postoni më shumë se një pronë/listim që përfaqëson të njejtat të dhëna me një pronë/listim ekzistues në platformë. Në rastet kur prona/listime që kanë përmbajtje të njejtë do të konsiderohen si të duplikuara dhe nuk do të publikohen ose do të merren në shqyrtim. Kjo ndërmerret si rregullator për të ofruar një eksperiencë pozitive dhe të frytshme në platformën Toska BCT.
Linqe të jashtme
TOSKA BCT- Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar SH.P.K themeluar më 05.01.2019 regjistruar në Qendrën Kombëtare të Binznesit (QKB) me numër NUIS L92509208A, me seli në qytetin e Elbasanit. Në mënyrë kategorike, çdo individ që ka një llogari aktive në platformën Toska BCT, nuk lejohet të përfshini linqe të njoftimeve të tjera apo linqe të faqeve të tjera të tjera online, të cilat nuk janë të lejuara nga platforma. Linqet lejohen vetëm në rast se ato referojnë specifikimet e pronës/listimit tuaj i cili gjendet i publikuar në plaftormë dhe miratohet nga platforma.
Fotografitë dhe videot
Çdo pronë/listim i publikuar në platformën online të pronave të paluajtshme Toska BCT duhet të jenë në lidhje me pronën/listimin tuaj. Çdo foto e cila nuk pasqyron si duhet dhe qartësisht pamjet e pronës/listimit, apo ka simbole komerciale jo të lidhura me pronën/listimit ato nuk do lejohen të publikohen. Ato nuk duhet të pëmbajnë logo, simbole, emra të kompanive, faqe të internetit (jo e pronës/listimit), ose ndonjë informatë tjetër që mund të interpretohet në përgjithësi si marketing dhe jo në dobi të përdoruesve të platformës, nuk do të publikohet online. Nëse këto rregulla shkelen edhe kur prona/listimi juaj rezulton i publikuar ai do të fshihet automatkisht nga platforma.
Etika dhe Autorësia
Platforma Toska BCT i qëndron strik rregullave dhe komunikimit etik, në mënyrë që çdo përdorues të ketë një eksperiencë pozitive. Përmbajtjet e papërshtatshme drejtuar grupeve etnike, politike. personave privat ose figurave publike nuk do të lejohen dhe fshihen automatikisht nga platforma pa njoftim paraprak drejtuar publikuesit të pronës/listimi nga platforma. Gjithashtu fotot të cilat nuk janë etike ose kanë përmbajtje jo etike referuar Termave dhe Kushteve të platformës nuk do lejohen të përdoren. Dhe nëse shkeljet përsëriten rregullisht nga ana e përdoruesit/ve platforma ka të drejtën e fshirjes automatikisht të llogarisë tuaj.
Përgjegjësia dhe Të dhënat personale
Platforma toskabct.al nuk është përgjegjëse për natyrën e pronave/listimeve të publikuara online. Kjo përgjegjësi i takon vetëm shitësit ose publikuesit. Kësisoj nëse pronat/listimet nuk janë të loguara nën logon e Toska BCT dhe jo eskluzivitet i platformës, nuk mbahet kurrsesi përgjegjësi.Platforma toskabct.al garanton mbrojtjen e të dhënat e tuaja personale dhe parandalimin e keqpërdorimeve të të dhënave, por nuk mund të garantojmë kurrsesi se masat tona mbrojtëse do t’i ndalojnë palët e treta nga mbledhja e paligjshme e të dhënave personale. Politikat e privatësisë, e cila gjendet e publikua në platformë dhe do i dërgohet çdo përdoruesi aktiv në platformë janë të bazuara në ligjin për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Republikën e Shqipërisë”.