Platforma Toska BCT i bashkohet tregut shqiptar dhe industrisë imobiliare. Kompania është themeluar në fillimin e këtij viti me synimin dhe objektivat që të jetë ndër kompanitë kryesore imobiliare në Shqipëri, rajon dhe më gjërë.
Platforma e pronave të paluajtshme toskabct.al sjell një sistem unik dhe profesional ku çdo përdoruesi, agjentë imobiliar, shitës dhe blerës i vihet në dispozicion një teknologji moderne. Gjithçka është e ndërtuar me synimin e ofrimit të një shërbimi profesional, korrekt dhe për ti ofruara një eksperiencë pozitive çdo përdoruesi aktiv dhe jo aktiv të platformës.
Në platformën online Toska BCT ofrohen të gjitha funksionalitetet e nevojshme që ju të mund të publikoni pronën/listimit tuaj dhe të rrisni mundësit e shitjes. Gjithashtu për çdo individ që dëshiron të marrë me qira apo të blejë një pronë, i ofrohen të gjitha opsionet që të gjejë pronën e dëshiruar. Gjithashtu ju mund të ruani kriteret tuaja të kërkimit dhe në çdo moment do të njoftoheni nëse janë shtuar prona/ listime që plotësojnë kriteret e përcaktuara nga ju. Çdo veprim që ndodh mbi pronën/listimin tuaj ju do të njoftoni në kohë reale.
Toska BCT ofron listimin e pronave tuaja për çdo individ për qira, shitje apo edhe të dyja opsionet duke ofruar një platformë unike dhe shumë të domosdoshme.
Të qenurit pjesë e platformës së pronave të paluajtshme Toska BCT ju rrit mundësinë që prona juaj të jepet me qira apo të shitet më shpejt dhe duke ju ofruar një shërbim profesional e korrekt.
Platforma Toska BCT sjell një platformë unike e cila shumë shpejt do të zgjerohet në qytetet kryesore të vendit dhe më pas me një shtrirje në rajon e më gjërë. Pjesë e kompanisë janë specialistë me eksperienca disa vjeçare në fushën e ndërtimit dhe imobiliareve.